Rrëfehet shoqja e Loredanës: Kështu i harxhuan të gjitha paratë e mia nga kartela…

Pas bujës që bëri në media, dyshimi se reperja, Loredana Zefi kishte mashtruar një çift zvicëran duke e dëmtuar materialisht , agjencia zvicerane e lajmeve “20 minuten”, ka shkruar se ky nuk është rasti i vetëm për të cilën dyshohet Loredana.

Fotografja shqiptare të cilën “20 minuten” e maskon nën emrin Dorentina V.)nga Gjermania ka lajmëruar në gusht të vitit 2017 Loredana Zefi dhe vëllain e saj Qendrim * ( emër i ndryshuar nga 20 minutën ) për mashtrim.

“Loredana dhe vëllai i saj Qendrimi me të vërtetë më kanë djegur,” tregoi 23-vjeçarija. “Askush nuk e njeh Loredanën e vërtetë”, ka shtuar ajo.

Avokati i Loredana Zefi nuk e ka komentuar këtë rast. Sipas Dorentinës, Loredana i kishte vjedhur detajet e kartës së kreditit përderisa fotografja po flinte në natën e 2 korrikut 2017 në apartamentin e vëllait të Loredanës në Kosovë.

Pas kësaj, vëllai i Loredanës Qëndrimi, të cilin Dorentina s’e ka takuar kurrë, kishte bërë pagesa me kartelën e saj.

Madje sipas transaksioneve, Qëndrimi kishte luajtur bixhoz në internet me 6-të Korrik të 2017-tës dhe kishte harxhuar 370 franga, ndërsa një ditë më vonë ai kishte rezervuar një fluturim me Easyjet nga Zvicra për në Kosovë.

Në gusht të vitit 2018, Qendrim ishte denoncuar për mashtrim. Ai ishte gjobitur dhe ishte detyruar të ia kthente paratë Dorentinës. Loredana nuk ishte dënuar.

Dorentina V. kishte takuar Loredanën në fillim të vitit 2017, kur i kishte bërë ftesë asaj që të jetë modele për videoklipin e këngëtarit kosovar Yll Limanit, shkruan “20 minuten”. Në muajt në vijim, Dorentina V. u bë fotografe personale e Loredanës.

“Ajo ishte e bukur dhe e ngrohtë, ne u bëmë shoqe,” tregoi Dorentina V. Në qershor, Loredana i kishte sugjeruar Dorentina V. të merrte përsipër një xhirim të pretenduar për Adidasin në Kosovë. “Loredana më detyrohej edhe 300 euro, më premtoi të më paguante biletën e avionit”, tha V. Po ashtu ajo shoti se asnjë premtim nuk ishte realizuar më vonë. Tutje Dorentina pohoi se Loredana ishte edhe armatosur.

“Ajo kishte një armë në xhepin e saj”, tha Dorentina V. Kur u kthye në Gjermani, V. nuk mund të blinte asgjë me kartat e kreditit. “Kompania e kartës së kreditit më tha se kisha rezervuar bilete avioni dhe kisha luajtur bixhoz në internet. Kartela me ishte bllokuar.

Në ato momente ajo nuk kishte dyshuar në Loredanën. Po kur kur mori dokumente nga kompania e kartelës tregonte vendbanimin e Qendrimit dhe fotografinë e tij.”, tregoi V.

Kur Dorentina u përball me Loredanën , kjo e fundit e fajësoi linjën ajrore. V. Megjithatë, V. disa javë më vonë vendosi për ta kërkuar Loredanën në apartamentin e Mozzik në Kosovë. Ajo donte që Loredana t’i a kthente rrobat e saj.

Loredana i solli disa rroba, por nuk ishin të gjitha. Kështu që ajo u përplas përsëri. Ndërsa po dilte nga dera e përparme, Loredana kishte një armë në xhepin e saj.

I thashë dhe i bërtita asaj se çfarë po bën”. Loredana i kishte thënë që: “Duhet të bëhesh fillimisht dikushi, e pastaj do merrem me ty”.

Temat
Showbiz

Të afërta