Kjo është e dashura e re 18-vjeçare e Drake

Jeta sentimentale e rreperit amerikan Drake po shndërrohet në një subjekt thashethemesh në Shtetet e Bashkuara.

Këngëtari nga Atlanta kurrë nuk e ka fshehur dashurinë e tij për Rihannën, por përveç disa bashkëpunimeve të suksesshme në skenë, bukuroshja nga Barbados nuk i dha kurrë asnjë shans djaloshit të hitit “Kiki”.

Por Drake s’ka qëndruar në vend, pasi duket se ka nisur një lidhje të re dhe “zjarri” e ka emrin Bella Harris.

Modela 18-vjeçare ka postuar në profilin e saj në Instagram dy foto duke përqafuar Drake dhe ku shkruan: “Nuk ka vend tjetër, ku do të doja të isha”, me një zemër të vogël blu që e shoqëron.

Temat
Showbiz

Të afërta