Showbiz

Luana mban premtimin, udhëton në Podujevë për ta takuar fansen për ditëlindje

By FIRST CHANNEL

July 09, 2018

Luana Vjollca është një personazheve të njohura që ka fansa të shumtë nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë.

Moderatorja e popullarizuar, e cila e ka provuar veten edhe si këngëtare, ruan kontaktin me fansat e saj përmes rrjeteve sociale.

Ajo numëron mbi 1.1 milion ndjekës në Instagram, ku ndan imazhe nga përditshmëria e saj dhe admiruesit kanë mundësi që të informohen nga afër për aktivitet e biondes nga Shqipëria.

Ndërsa gjatë ditës së diel, Luana ka bërë diçka të veçantë duke e vizituar një fanse për festën e ditëlindjes së saj të 15-të.

“Të dhashë fjalën që do të vija të të takoja për ditëlindjen tënde dhe jam shumë më e lumtur se ti që ia dola të vij pavarësisht kushteve të vështira”.

“Faleminderit për gjithë dashurinë e pakushtëzuar që më dhuroni për kaq shumë vite”.

“‘Lunator’ përgjithmonë familje! Pas një periudhe shumë të lodhshme dhe një dite të gjatë me xhirime, ndjenja që mora sot ishte gjithë doza e motivimit që më duhej”.

“Gëzuar 15 vjetorin tënd e bukura ime Diellza. Mëso shumë e puno fort për të realizuar ëndrrat e tua!”, ka shkruar Luana në përshkrimin e fotografisë në Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Te dhashe fjalen qe do vija te te takoja per ditelindjen tende dhe jam shume me e lumtur se ti qe ja dola te vij pavarsisht kushteve te veshtira @diellzaluana Faleminderiit per gjithe dashurine e pakushtezuar qe me dhuroni per kaq shume vite. #LUANATOR pergjithmone FAMILJE 🙏🏻💜 Pas nje periudhe shume te lodhshme dhe nje dite te gjate me xhirime ndjenja qe mora sot ishte gjithe doza e motivimit qe me duhej. Gezuar 15 vjetorin tend e bukura ime Diellza. Meso shume e puno fort per te realizuar endrrat e tua!

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on