I ftuar këtë javë në emisionin “Përrallë me Tupan”, ishte avokati i njohur dhe shumë i suksesshëm, Besnik Berisha.
Berisha është poashtu afarist, si dhe ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar të Isa Mustafës, si këshilltar i tij.
Defa Show, të cilat janë pjesë e “Përrallë me Tupan”, si gjithmonë kishin përgatitur një diss për mysafirin.
Me rimat e tyre qesharake, do të shkriheni së qeshuri.
“Përrallë me Tupan”, shfaqet nga ora 20:30, çdo të premte në First Channel: