Fun

Shtatë pjesët e trupit që dëmtohen nga pirja e duhanit

By FIRST CHANNEL

May 11, 2018

Të gjithë e dimë se pirja e duhanit është e shëndetshme dhe e ndërlidhim atë me shkaktimin e kancerit.

Por, përveç kancerit, duhani dëmton shumë pjesë tjera të trupit.

Telegrafi më poshtë ju sjell nëntë pjesët e trupit të cilat dëmtohen nga pirja e duhanit.

Lëkura Nëse jeni duhanpirës, rrudhat do t’ju shfaqen më shpejt. Pirja e duhanit e shpejton procesin e plakjes së lëkurës. Duhani e bën lëkurën e një 40-vjeçari të duket sikurse e një 70-vjeçari. Ky dëm nuk mund të zhbëhet dhe mund të shkaktojë edhe sëmundje tjera të lëkurës, duke përfshirë kancerin e lëkurës.

Nyejt Keni dhimbje dhe pezmatim në nyje? Atëherë me siguri për shkak se pini duhan, pasi që duhanpirësit janë më të prirë të vuajnë nga artriti reumatoid. Në fakt, edhe ilaçet e artritit reumatoid nuk funksionojnë mirë te personat që pinë duhan. Shkencëtarët ende nuk e dinë përse.

Organet seksuale Është e vërtetë: Meshkujt që pinë duhan janë më të prirë të kenë probleme me ereksion. Dhe aq më shumë që pini duhan, aq më shumë ju keqësohet gjendja. Meshkujt që pinë duhan janë gjithashtu më të rrezikuar të sëmuren nga kanceri i testikujve dhe femrat nga kanceri i zverkut.

Truri Nëse pini duhan, ju jeni më shumë se trefish të prirë të keni sulm në tru. Gjithashtu jeni më të rrezikuar të keni shtypje të lartë të gjakut.

Sytë Pirja e duhanit ju bën dyfish më të prirë të sëmuren me degjenerim makular, sëmundje e syrit e cila e shkatërron vizionin qendror i cili iu nevojitet për të lexuar, shkruar dhe për t’i shikuar fytyrat e tjerëve.

Mushkëritë Kanceri i mushkërive – i cili ndërlidhet me pirjen e duhanit 90% të kohës – është shkaktari kryesor i vdekjeve të kancerit në SHBA. Përveç kancerit të mushkërive, duhani e rritë rrezikun edhe për kancerin e gojës, veshkave, mëlçisë, fshikëzës, pankreasit, stomakut, etj.

Zemra Tymosja e duhanit është ndër shkaktarët më të mëdhenj të sëmundjeve të zemrës. Kjo për shkak se duhani i ngushton arteret, si dhe e trashë gjakun – gjë e cila mund të shkaktojë sulm në zemër.