Studentja i heq xhinset, sepse profesoresha e kritikoi se ishin të shkurtra

Një studente e Universitetit të Kornellit e prezantoi tezën e saj me mbathje, pasi profesoresha e kritikoi për xhinset e shkurtra që kishte veshur.

Letitia Chai i hoqi rrobat përpara të gjithëve si shenjë proteste ndaj profesoreshës Rebekah Maggor, e cila në provën e prezantimit një javë më parë i kishte thënë:

“Seriozisht do e prezantosh me këto xhinse? Janë shumë të shkurtra. Meshkujt nuk do e kenë mendjen te prezantimi, por te trupi yt”.

Për këtë arsye, ajo u zhvesh gjatë prezantimit, duke lënë me gojë hapur të pranishmit.

Temat
Fun

Të afërta