Bebe Rexha akuzon producentin e Drakes për ngacmim seksual

Ngacmimet seksuale që po ndodhin në botën hollywoodiane po dalin dita-ditës. E një emër i njohur që është përfshirë në një ngacmim të tillë, e që është me origjinë...

Ngacmimet seksuale që po ndodhin në botën hollywoodiane po dalin dita-ditës.

E një emër i njohur që është përfshirë në një ngacmim të tillë, e që është me origjinë shqiptare, është Bebe Rexha, shkruan lajmi.net

Përmes një postimi të bërë në Twitter, ajo tregoi se producenti i Drake, në fillimet e saj e ka ngacmuar seksualisht.

“Është e vështirë dhe e frikshme për to që të flasin për këtë çështje, por këto femra janë të forta. Ai e provoi me mua kur isha në fillimet e mia, por unë dola me vrap nga studio. Karma është një bushtër.”, – shkruan Bebe në statusin e saj në Twitter.

Në fakt, ka qenë edhe Eliza Dushku e cila dikur pati treguar se është ngacmuar seksualisht gjithashtu!

Temat
Showbiz

Të afërta