Të miturit përleshen me thika, një i vdekur në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesdite në Suharekë të Kosovës, ku pas një përleshje me thika mes disa të rinjve një prej tyre ka humbur jetën.

Mësohet se policia është njoftuar rreth orës 13:30 minuta për ngjarjen, e cila ka ndodhur në një stacion autobusësh.

Pas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes është bërë e ditur se tre të dyshuar të mitur: 15; 16 dhe 17 vjeç kishin sulmuar dy të mitur të tjerë, duke u shkaktuar plagë me thikë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Prizrenit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka vënë në pranga tre personat e tjerë që dyshohen si autorë të sulmit.

Temat
LajmeVend

Të afërta