Shëndet

Mos rrezikoni: Ja sa shpesh duhet t`i lani peshqiret

By FIRST CHANNEL

April 08, 2018

Sipas Time Magazine, në një studim të Charles Gerba, një mikrobiolog në Universitetin e Arizonës, zbuloi se gati 90% e peshqirave të banjës janë të ndotur me baktere koliforme, të gjetur në feçen njerëzore. Charles zbuloi se 14% e peshqirave të banjës përmbajnë E. coli.

Ai ka botuar kërkime mbi lidhjen midis prezencës së baktereve në peshqirët e kuzhinës dhe sa shpesh pastrohen këto peshqirë.

Peshqirat mbajnë bakteret nga sipërfaqet njerëzore dhe të cila rriten në to, sepse janë të lagështa, të ngrohta dhe jetojnë në banjo të errëta. Për fat të mirë, shumica e baktereve nuk do të jenë të dëmshme, pasi vijnë nga ju , tha Emily Martin, një asistent profesoreshë e epidemiologjisë në Universitetin e Miçiganit, Shkollën e Shëndetit Publik.

“Trupat tanë janë përshtatur për të qenë në gjendje të jetojnë në këtë mjedis me të gjitha këto mikroba përreth”, thotë Emily. Edhe pse nuk ka gjasa të sëmureni, mund të jeni të rrezikuar nëse ndani peshqirët me të tjerë dhe keni të çara ose gërvishtje me anë të cilave bakteret dhe mikrobet nga peshqirët mund të hyjnë në trupin tuaj.

Peshqirët edhe me larjen shumë të rregullt kurrë nuk do të jenë krejtësisht të pastër, por bakteret mund të kufizohen. Charles thotë se peshqirët e banjës duhet të lahen pas rreth dy ditësh të përdorimit, veçanërisht nëse familja ka fëmijë të vegjël në të. Për të eliminuar siç duhet bakteret, Charles këshillon përdorimin e një detergjenti me zbardhues oksigjeni të aktivizuar, pasi detergjenti normal nuk do t’i pastrojë tërësisht ato.

“Për më tepër, në qoftë se peshqir juaj thahet plotësisht në mes të përdorimit, shanset për të kaluar bakteret në njerëz bëhen pothuajse zero” tha për Time Susan Whittier, drejtoreshë e mikrobiologjisë klinike në New York-Presbyterian dhe Columbia University Medical Center. Megjithatë, ajo rekomandon larjen e të gjitha peshqirëve të paktën një herë në javë.