Çka po ndodh kështu me Shpend Ahmetin?

Ndryshimi i pozicionimit politik, nuk është ndryshimi i vetëm që kanë bërë të dorëhequrit nga Lëvizja Vetëvendosje. Një pjesë e tyre kanë filluar të ndryshojnë edhe stilin e jetës.

Fillimisht ish kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, e tash edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilët janë edhe djem tezeje mes vete, kanë ndryshuar pamje. Ata tani shihen të kenë lëshuar mjekër, për të cilat përkujdesen të duken me stil.

Dukja ka qenë një nga pikat ku Vetëvendosje i jepte rëndësi, shkruan gazetametro.net.
Një kohë në këtë parti ishte rregull i pashkruar që asnjë nga zyrtarët të mos vendoste kravatë, stil i veshjes i cili ndryshoi nga fushata zgjedhore e vitit 2016.

Ndërsa, pas dorëheqjes nga Vetëvendosje, ish’zyrtarët e kësaj partie, duket të mos jenë të ngarkuar më me disiplinën partiake, e cila i kushtonte rëndësi edhe formës së paraqitjes dhe sjelljes në publik.

Temat
LajmeVend

Të afërta