Thaçi largohet nga takimi me krerët e tjerë shtetërorë

Presidenti Hashim Thaci është larguar nga takimi me krerët e tjerë shtetërorë. Ai ka ka dalur shpejt nga aty duke mos dhënë asnjë deklaratë për media, raporton Express.

Në një restorant në periferi të Prishtinës janë takuar Hashim Thaci, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e nga ky takim ka dalë shpejt presidenti Thaci.

Takimi erdhi pas deportimit të gjashtë shtetasve turq, që besohet se ka ndodhur me udhër të Presidentit edhe pse të gjithë krerët shtetërorë janë deklaruar se nuk ishin të informuar.

Temat
LajmeVend

Të afërta