Lajme

Shkelet në zebra këmbësori

By FIRST CHANNEL

March 30, 2018

Një këmbësor është goditur nga një veturë në zebra, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Qytetarët janë grumbulluar për t’i ofruar ndihmën e parë, ndërkohë nuk dihet nëse ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ky aksident ka ndodhur pak minuta më parë.