Showbiz

Kur Luana Vjollca ishe fëmijë, zbulohen fotot e adhurueshme

By FIRST CHANNEL

March 23, 2018

Kanë dalë në dritë disa foto që tregojnë se si dukej fëmijë një nga moderatoret më sexy të ekranit.

Luana Vjollca është gjithmonë në qendër të komenteve për pamjen e saj të zjarrtë. Format e saj bombastike e kanë shndërruar në një Kardashian të vërtetë.

Për jetën e saj gjithmonë ka kureshtje dhe aq më tepër për kohën kur ajo ishte një fëmijë. Fotot e publikuara tregojnë një fëmijë të ëmbël dhe me flokë të zeza.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë Luna Vazhdon të mbetet po aq e ëmbël. /Gazeta Express/