Vogëlushja nga Kina bie nga dritarja e katit të katërt, kalimtarët përdorën një jorgan për ta shpëtuar (Video,+16)

Ky është momenti i pabesueshëm kur dëshmitarët bashkojnë forcat për të shpëtuar një vajzë të re që bie nga ballkoni i katit të katërt, pasi u la në shtëpi vetëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vajza tre vjeçare u ul në një mburojë shiu dhe bëri thirrje për nënën e saj derisa kalimtarët e vënë re.

Më pas, grupi kishin marrë një jorgan dhe e kishin pritur kur ajo kishte rënë poshtë – për ta kapur.

Dëshmitarët thanë se vajza “ra me disa përplasje” përpara se të binte në jorgan. Ajo kishte gjakderdhje në hundë por nuk kishte ndonjë lëndim.

Incidenti ndodhi në një lagje banimi të Zigong në Provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës.

Thuhet se nëna e saj doli për pazar ushqimor në orën 11 të mëngjesit më 19 mars. /Telegrafi/

Temat
BotëLajme

Të afërta