Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Bebe Rexha nga Rio de Janeiro i tregon linjat trupore

Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha, është përqëndruar së fundmi shumë në punën e saj me linjat trupore.

Bukuroshja shqiptare e cila po përjeton një prej momenteve më të bukura në karrierën e saj me turne gjithandej botës, ndalesën e radhës e ka pasur në Brazil.

Ajo nga Rio de Janeiro ka postuar një foto ku shfaqet me linja të përkyera trupore në bikini ngjyrë pink.

“Ditë plazhi”, ka shkruar bukuroshja në postimin e saj në rrjetin social Instagram.

Këngëtarja së fundmi ka punuar shumë për linjat e saj trupore, duke u përqëndruar shumë në format e saj.

Ajo vazhdon të jetë pa të dashur, dhe nuk flet pothuajse kurrë për jetën private.

Edhe pse nuk flet për jetën private, ajo megjithatë flet për vendin nga vjen, duke qenë krenare me prejardhjen e saj si shqiptare. /

Exit mobile version