Diplomacia kosovare pa lobim strategjik, mbetet veç monolog vetëkënaqësie

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Lobimi për njohjet dhe bisedimet e gjertanishme rreth Kosovës, ashtu siç e dimë të gjithë janë zhvilluar kryesisht përmes propozimeve të aleatëve tanë, e jo përmes ideve, e koncepteve “made in Kosova”. Bile thuhet që edhe agjendat ishin që të gjitha të tyre, dhe të kundërshtarëve tanë.
2. Por, fajet e ngecjes së njohjeve s’e besoj që “adresën” e tyre e gjejnë vetëm jashtë Kosovës. Për faktin se qeveritarët tanë lobues, ishin dhe mbetën akoma vetëm ‘postierë’ të asaj që në përvojën e marrëdhënieve ndërkombëtare, njihet si teori dhe praktikë e ‘zgjerimit të ndikimit’ diplomatik.
3. Nga 17 shkurti 2008, Kosovën e kanë njohur 115 shtete, ndërkaq, vazhdon mosnjohja e pesë shteteve anëtare të BE-e. Diplomacia serbe, aktualisht ndaj Kosovës është në ofensivë të ashpër në dy fronte; a. frontin e parandalimit të njohjeve të reja eventuale, dhe; b. frontin e kontestimit të njohjeve të vjetra.
4. Ideja dhe synimi kryesor i Serbisë, nē këtë ndërkohë të bisedimeve… për “normalizim” (jo njohje, e as pranim dosido të sovranitetit!) me Kosovën, është që para debatit publik për anëtarësim në KB, ta zbres numrin e njohjeve në 96 (që nënkupton 50% e vendeve anëtare) njohje!Në mënyrē qē në këtë fazë, edhe më shumë ta vështërsoj “ulësen” në OKB-ara.
5. Kurse, në fazën tjetër (pasi që të anëtarësohet në BE-ne), edhe ta kontestoj skajshmërisht deri në rraskapitje dhe dorëzim.
6. Deri në vetin 2023/25, nëse diplomacia kosovare nuk e shton apo të paktën nuk arrinë ta mbaj numrin e njohjeve në 117 (sa po thotë që i ka arritur), e jo 107, (sa po thotë ajo serbe) numrin e njohjeve, gjasat pēr ta kontestuar e bllokuar tërësisht Kosovën në procesin e zgjerimit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ne BE-ne, janë shumë reale dhe afër mendjes.
7. Mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë, nga prizma e marrëdhënieve të reja komplekse ndërkombëtare, nuk paraqet asfarë problemi as teknik e aq më pak politik, për t’u anëtarësuar në “ndërtesën e ftohtë” (alias; siç quaj unë) të BE-ne.

Temat
Opinione

Të afërta