Vranë nënë e bir/ Çifti i dashnorëve “tradhëtohet” nga mesazhet: Ç’më bëre more…

Vranë nënë e bir dhe i dogjën më pas në banesë, por në momentin që menduan se ia hodhën pa u lagur, Kasëm Pirjasi dhe Hysnie Hoxhallari ranë në zhurmët e policisë.

Nusja e familjes dhe dashnori i saj, të cilin e kishte burrin e kushërirës, kanë dalë sot përpara trupit gjykues ku janë njohur me masën e sigurisë të arrestit me burg.

Sipas prokurorisë pas djegies në banesë të burrit dhe vjehrrës, Hysnie Hoxhallari ka qenë në përgjim për 30 ditë.

Ka qenë pikërisht kjo e fundit që ka zbuluar padashur krimin makabër, nëpërmjet mesazheve që i shkruante te dashurit gjashtë vite më të vogël.

Në një prej sms-vë që shkëmbenin, Hysnia shkruante se:

Ç’më bëre, më more në qafë”.

Dy të akuzuarit Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirajsi janë paraqitur ne gjyq, ne Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë.

Kasemi nuk ka thënë asnjë fjale ne gjyq, ka qëndruar i heshtur gjithë kohën dhe nuk ka pranuar të flasë. Ndërkohë qeëHysnia, ka thënë se është penduar shumë.

Gjatë seancës, Hysnia këmbënguli në dëshminë e saj se nuk dinte asgjë për vrasjen.

Ajo ka shtuar se pasi Kasemi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën, ai e kishte njoftuar për masakrën e ndërsa ajo ka fshehur vetëm sëpatën.

Temat
LajmeRajon

Të afërta