Lajme

Video e rrallë: Ja çfarë bënte Thaçi në vitin 1991 (Video)

By FIRST CHANNEL

March 04, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, qysh në vitet e hershme kishte filluar të kundërshtonte regjimin serb.

Ai përveç luftës së UÇK’së, ishte angazhuar shumë më herët që t’ia shkurtojë ditët regjimit serb në Kosovë.

Në një video të vitit 1991, Thaçi shihet me studentët kosovarë që në atë kohë po mbanin grevë në Fakultetin Teknik, kundër dhunës së pushtuesit serb që kishte filluar të shpeshtohej në atë kohë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Thaçi që në atë kohë ishte student, shihet prapa Idriz Hysenajt, i cili po fliste për media duke bërë të qartë se pushtuesit me dialog nuk largohet dhe se lufta ishte i vetmi opsion për ta larguar Serbinë nga Kosova.