Djali paguan vrasës me pagesë për ta vrarë familjen që t’ia merrte pasurinë, kjo i ndodhi atij

Një çift i çuditshëm rus falsifikuan vrasjen e tyre për të bërë që djali të ndihej keq, por ndërkohë ai ishte përpjekur të paguante një vrasës me pagesë.

Djali 22-vjeçar i çiftit kishte negociuar me vrasës me pagesë për të hequr qafe prindërit dhe motrën dhjetëvjeçare në mënyrë që të përfitonte trashëgiminë.

Pasi morën vesh planin, prindërit e tij më pas luajtën lojën duke paraqitur foto ku shfaqeshin sikur vrasja kishte ndodhur.

Me ta bashkëpunoi edhe një oficer policie, që luajti rolin e vrasësit të paguar.
Djali kishte udhëzuar “vrasësin me kontratë” se si dhe ku familja e tij duhet të vritet.
Ai madje bëri edhe një plan kur tregoi se si të shmangeshin kamerat e sigurisë dhe qentë roje.

Në “marrëveshje”, djali kishte kërkuar që të shihte fotografinë e vrasjes së familjes pas krimit.

Por, nëna dhe babai e çuan më tej planin, duke i dhënë një drejtim tjetër.
Ata u fotografuan nga policia sikur ishin të masakruar, të mbuluar me gjak dhe plagë që rridhnin.
“Vrasësi” më vonë organizoi një takim në një Mercedes dhe tregoi fotografitë e tmerrshme, çka bëri që i riu të gëzohej për aktin e kryer.

Motra e vogël e tij nuk ishte në fotografi dhe prindërit me sa duket e kanë mbajtur larg atë nga “skenari i pazakontë”.

Pas shikimit të fotografive, burri shprehu “kënaqësi” dhe pranoi të paguante tarifën e premtuar prej 38,000 dollarësh, dhe në këtë mënyrë përfitonte trashëgiminë e pasurisë.
Por, kjo nuk zgjati shumë sepse policia e arrestoi menjëherë dhe ai pranoi krimin në tentativë.

Një burim i policisë tha: “Ai donte të shpëtonte nga prindërit, sepse nuk i jepnin para.
Para se të kërkonte një vrasës, ai u përpoq dy herë të heqë qafe të afërmit e tij. Madje, ka kryer kërkime në internet për të gjetur se si t’i kryente krimet.
Në një rast, i riu ka hedhur pilula në tenxheren e gatimit për t’i helmuar, por babai e zbuloi planin djallëzor.

Në një rast tjetër, 22 vjeçari ka thyer një termometër në makinën e prindërve në mënyrë që të helmoheshin nga avujt e merkurit.

E gjithë duket si një skenar fantastiko-shkencor, por ngjarja reale ka ndodhur në Soçi të Rusisë.

Temat
BotëLajme

Të afërta