Showbiz

Dua Lipa: S’më besohet, ishte nata më e mirë në jetën time

By FIRST CHANNEL

February 22, 2018

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, ka rrëmbyer dy çmime të rëndësishme në Brit Awards 2018.

Ajo ka thënë se ajo që i ndodhi mbrëmë ishte e pabesueshme, duke shtuar se ka qenë nata më e mirë në jetën e saj.

“Nuk mund të besoj për atë që ngjau mbrëmë! Përtej nderit dhe mirënjohjes që u dekorova me Best British Female dhe British Breakthrough Artist”.

“Faleminderit përgjithmonë, për natën më të mirë në jetën time”.