Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Eni Koçi e pranon më në fund: Jam e dehur në dashuri

Eni Koçi është një nga vajzat e showbizit më të komentuara për jetën private dhe që prej vitit të kaluar, lidhja e saj me Genc Prelvukajn ka qenë në qendër të vëmendjes së medias.

Të pyetur nëpër intervista dyshja gjithnjë e kanë mohuar të kenë qenë bashkë duke u deklaruar beqarë, ndërsa fotot ku janë kapur mat e kanë zbuluar lidhjen e tyre me kohë.

Sot më në fund Eni e ka deklaruar hapur se është e dashuruar. Këngëtarja ka postuar një video ku shihet duke kënduar dhe shkruan “E dehur në dashuri, po ju jeni?”, i pyet ajo fansat

Eni gjithashtu e ka publikuar një fotografi ku shihet se gjendet në Prishtinë, vend në të cilin po kalon më së shumti kohë së fundmi. Kjo për shkak të Gencit? Nuk diskutohet.

Exit mobile version