(Vetë)vrasja e frikës qytetare!

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Ngritja e adrenalinës qytetare (nëse, vërtetë kemi të bëjmë me fisnikëri, e jo manipulim ditor!), do ishte treguesi më i mirë, se; frika, për të denoncuar publikisht të keqën…në horizont, pra, krimin dhe korrupsionin, po ikën nga jeta e tyre sociale dhe ajo publike.

2. Gjeneratat e pasluftës, përmes denoncimit publik të paknaqësisë dhe mospajtimit me kompetencat e lidershipit, po dëshmojnë se si shoqëri po hyjmë në një periudhë të rrezikshmërisë… tjetërfare, për gjitha të vendimet dhe veprimet publike.

3. Thënë më ndryshe, ky ndrrim i “kursit”, do të duhej adresuar më tepër si shenjë emancipimi dhe vetëdijësimi te qytetarët e rëndomët. Emancipim, që shoqëritë e konsoliduara demokratike, e kanë “pronësuar” me dekada të tëra.

Temat
Opinione

Të afërta