Ndër të ftuar këtë javë në emisionin “Përrallë me Tupan”, ishte edhe Laura Sopa, menaxhere e valltareve dhe defatoreve nga Ferizaji.
Vajzat që ajo menaxhon, janë shumë të kërkuara në ahengje si dhe në xhirime të ndryshme.
Ato tash e tutje do të jenë pjesë e emisionit.
Vajzat me def, kishin përgatitur një këngë për moderatorin e emisionit, Valon Maloku, më një tekst mjaft qesharak.
Për më shumë ndiqni emisionin “Përrallë me Tupan”, që shfaqet çdo të enjte, nga ora 20:30 në First Channel: