(E plotësuar)- Epiqendra e tërmetit ka qenë në Mal të Zi. Shemsi Mustafa, nga Instituti Sizmik i Kosovës, ka thënë për Kallxo.com se epiqendra e tërmetit ka qenë në Malin e Zi. Sipas tij tërmeti ka qenë 5 ballësh, ndërsa në Kosovë është ndier më shumë nëpër zonat e afërta me Malin e Zi, siç është qyteti i Pejës.
Tërmeti ka ndodh rreth orës 12:00. Dridhjet janë ndier edhe në Prishtinë.
Një tërmet sapo u ndie në Prishtinë. Tërmeti ndodhi rreth orës 11:47 ndërsa deri më tani nuk dihet ku ka qenë epiqendra e këtij tërmeti.
Ende nuk dihet sa shkallë ka qenë ky tërmet.