Robert Lewandowski vazhdon të kryesojë listën e golashënuesve në Bundesligë.
Edhe pse nuk ka shënuar në ndeshjen e fundit që Bayerni Munich e fitoi në udhëtim te Eintracht Frankfurt me rezultat 0-1, sulmuesi polak mbetet golashënuesi më i mirë në kampionatin gjerman.
Pas xhiros së 15-të, sulmuesi 29 vjeçar kryeson me 14 gola, duke lënë pas rivalin kryesor të tij, Pierre Emerick Aubameyangin e Bayernit.
Listën e plotë të golashënuesve të Bundesligës e gjeni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/