Pas bashkëshortes, ‘krimineli’ më i pashëm në botë tradhtoi edhe të dashurën? (Foto)

Krimineli më i famshëm në botë, Jeremy Meeks, i cili u bë i njohur falë pamjes së tij tërheqëse, ka fituar sërish vëmendjen e mediave rozë.

Ai gjatë muajve të verës ishte mjaft i përfolur, kjo për shkak se tradhtoi ish-bashkëshorten e tij me modelen, Melssa me të dashurën e re Chloe Green.

E ndërsa së fundmi, është raportuar se ai ka tradhtuar edhe këtë të fundit.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur ish-bashkëshortja e tij melissa, e cila përmes një postimi në Instagram ka zbuluar se Jeremy ka tentuar t’i rikthehet.

Ajo e ka cilësuar këtë si një tradhti të radhës ndaj Chloes, e cila është edhe trashëgimtarja e TopShop.

“Ish-bashkëshorti im ka qenë i padrejtë me lidhjen e tij të re. Me mua… Unë zgjedh më mirë të jem vetëm, e lumtur dhe me respekt për veten sesa të luajnë me mua”, ka shkruar Melissa.

Modeli nuk ka reaguar përkundër gjithë këtyre akuzave, madje në një intervistë të fundit ai vazhdoi të tregojë se vazhdon ende ta dojë të dashurën e tij të re.

“E dua Chloe për atë që është dhe nëse nuk do kishte asnjë dollar nuk do më interesonte se jemi të lumtur”, ka thënë ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta