Showbiz

Më “cool” se sot nuk e keni parë Vlora Çitakun

By FIRST CHANNEL

December 01, 2017

Ajo është përfaqësuese e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi mësuar ta shohim elegante.

Bëhet fjalë për ambasadoren Vlora Çitaku, e cila përkujdeset gjithmonë për dukjen pa e tepruar. Por, ambasadorja në jetën e përditshmeve na dëshmon se nuk i preferon edhe shumë kostumet dhe takat.

Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Facebook teksa shihet e veshur me xhinse paksa të grisura, xhaketë me ngjyra vjeshtore dhe një palë syze dielli.

Mund të themi se ambasadorja duket mjaft “cool” dhe me stil gjatë këtyre ditëve të vjeshtës.

Ndryshe, 37-vjeçarja është ambasadore në New York dhe shpesh e përfaqëson Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.