Publikohen pamjet: Kim Jong-un mbikëqyr lëshim e raketës që mund të godasë SHBA-në

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut publikuan fotot nga testimti i raketës ‘Hwasong-15, ku mund të shihet që Kim Jong-un është duke mbikëqyrur personalisht nisjen.

Pas testit të se mërkurës, regjmi komunist deklaroi se është o aftë të godasë kontinentin amerikan dhe cdo qytetet të Amerikës.

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike që shpërtheu në detin e Japonisë të mërkurën herët, test i cili u konfirmua edhe nga ushtria e Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së.

Koreja e Veriut tha se raketa arriti një lartësi prej rreth 4,475 km, 10 herë sa lartësia e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar dhe se ishte e aftë për të rihyrë në atmosferën e Tokës. Ekspertët nga ana tjetër kanë hedhur dyshime mbi aftësinë e Korësë për të zotëruar këtë teknologji.

Megjithatë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un e quajti nisjen e rakëtës një “zbulim të madh”. Testi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së thirri një takim urgjent.

Temat
BotëLajme

Të afërta