Ia vranë fëmijën, babai hedh në erë gjykatën

Dy njerëz kanë humbur jetën pasi babai i një viktime të vrarë ka shpërthyer dy granata në një sallë gjyqi në Ukrainë.

Në këtë shpërthim, babai është vrarë menjëherë dhe shtatë të tjerë u plagosën, njoftojnë nga policia në Nikipol. Në mesin e të plagosurve ishin edhe tre të pandehurit.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet gjaku në dyshemenë e sallës së shkatërruar.

Në deklaratën e policisë thuhet se babai i viktimës i nxori dhe i shpërtheu dy granata gjatë seancës së dëgjimit të çështjes për vrasjen e fëmijës së tij.

Temat
BotëLajme

Të afërta