Vdiq gjenerali kroat që e piu helmin gjatë vendimit në Tribunalin e Hagës (Video)

Sllobodan Praljak ka vdekur sot në Tribunalin e Hagës, pasi që gjatë leximit të aktgjykimit ai piu helm në gjykatë. Mediat kroate jozyrtarisht thonë se vdekja e tij ka ardhur nga helmi dhe se ende po pritet konfirmimi zyrtar.

Të rikujtojmë se ish gjenerali kroat i Bosnjës, ushtrisë kroate HVO, Sllobodan Praljak në gjykatën e Hagës rreth orës 11 e 30 piu helmin pasi që gjykata për ish Jugosllavi i dha atij dënimin prej 20 vjet burg për krime lufte, transmeton lajmi.net.

“Gjenerali Praljak nuk është kriminel lufte”, tha ai e piu lëngun që gjendej në një shishe të vogël.

Më pas gjykata ndërpreu punën dhe atij ju dha ndihma e parë pasi që menjëherë filloi të ndjente dhembje në kraharor.

Sllobodan Pralak, ish-komandant i forcave kroate të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-95, ka marrë pijen dhe ka bërtitur “nuk jam kriminel”, vetëm pak kohë pasi Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi ka konfirmuar dënimin e tij me 20 vjet burgim.

Pralak është dënuar fillimisht në vitin 2013 për krime lufte në Mostar.

Gjykata e Hagës është dashur të marrë vendimin sot mbi ankesën e tij dhe të pesë kroatëve të tjerë të Bosnjës.

Pasi Pralak ka pirë pijen, gjykatësi ka urdhëruar që perdet të uleshin dhe procedurat të pezulloheshin.

Javën e kaluar, Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin – ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës.

Kjo gjykatë do t’i mbyllë dyert në fund të këtij viti. /Lajmi.net/

Temat
BotëLajme

Të afërta