Botë

CNN ia bën bajat Donald Trumpit

By FIRST CHANNEL

November 26, 2017

Donald Trump nuk po mund të ndalet së hëngri goditje djegëse nga mediat amerikane. Të shtunën, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Ameirkës ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter, për një prej aktiviteteve të tij të preferuara: sulmimin e CNN’it.

“Fox News është SHUMË më e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara sesa CNN, por jashtë SHBA’së, CNN International është ende një burim i madh i lajmeve (të rrejshme), dhe ai përfaqëson në BOTË shumë keq vendin tonë. Bota e jashtme nuk e sheh të vërtetën nga ai!”, ka shkruar i pari i Amerikës në rrjetin social.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i CNN, ndaj akuzave të Trumpit. Rrjeti televiziv ia ka përkujtuar presidentit detyrën e tij.

“Nuk është detyrë e CNN’it që ta përfaqësojë SHBA’në në botë. Kjo është detyra juaj. Detyra jonë është raportimi i lajmeve. Fakt”, thuhet në reagimin e CNN.

Uhhh, president! /Express/

.@FoxNews is MUCH more important in the United States than CNN, but outside of the U.S., CNN International is still a major source of (Fake) news, and they represent our Nation to the WORLD very poorly. The outside world does not see the truth from them!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 25, 2017

It's not CNN's job to represent the U.S to the world. That's yours. Our job is to report the news. #FactsFirst 🍎

— CNN Communications (@CNNPR) November 25, 2017