Lajme

Qeverisë i shtohet edhe një zëvendësministër

By FIRST CHANNEL

November 22, 2017

Numri i zëvendësministrave në Qeverinë e Ramush Haradinajt ka shkuar në 63. Me vendim të Haradinajt, të martën Rexhep Kadriu është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës.

Numri i zëvendësministrave mund të kthehet në 62 pasi Muharrem Nitaj, zëvendësministër i Arsimit pritet të marrë postin e deputetit të PAN-it.