Derbi madrilen mes Atletico Madridit dhe Real Madridit ka përfunduar pa fitues në “Wanda Metropolitano” të Atleticos.
Real Madirid nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj rivalit Atleticos, duke mbetur edhe më mbrapa Barcelonës në renditjen tabelore të La Ligës, shkruan Express.
Ky ishte barazimi i tretë pas 13 xhirove për Real Madridin, që e lë atë në vendin e tretë në tabelë me gjithsej 24 pikë, aq sa ka edhe Atletico në vendin e katërt.
Vlen të ceket se skuadra e Zinedine Zidane e ka dominuar lojën duke mbajtur posedimin e topit 66% në këmbë dhe duke krijuar më shumë. /Express/