Lajme

Këto janë të gjitha komunat që sot votojnë në balotazh

By FIRST CHANNEL

November 19, 2017

Sot 19 komuna të Kosovës do të votojnë për herë të dytë për të zgjedhur kryetarët që do të qeverisin në katër vitet e ardhshme.

Harta (me ngjyrë të verdhë) e Raundit të Dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe e rivotimit për Kryetar në komunën e Parteshit.

Raundi i Dytë mbahet në komunat: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot. Kurse në Partesh do të rivotohet për Kryetar të kësaj komune.