Lajme

E rëndë: 18 vjeçari shqiptar bën vetëvrasje, hidhet nga ura

By FIRST CHANNEL

November 08, 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në qytetin e Librazhdit. Sipas informacioneve paraprake, një 18-vjeçar është hedhur nga ura e Bushtricës.

Identiteti i tij nuk është bërë ende me dije, po ashtu edhe motivet që e kanë detyruar të kryejnë vetëvrasje.

Burime për redaksinë tonë, ende të pakonfirmuara në rrugë zyrtare, rrëfejnë:

‘Një 18 vjecar sapo u hodh nga ura e trenit në Librazhd. Policia s’kishte as edhe një guvert me e mbuluar viktimën’

Siç duket edhe nga fotot e mbërritura për redaksinë tonë, rreth trupit të të riut është mbledhur grupi policor.