Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Në Angli janë të bindur, ky do të jetë trajneri i ri i Real Madridit

Gazeta më e shitur në Britani të Madhe është e bindur se Real Madridi e ka gjetur trajnerin e ri, pas rezultateve të dobët në këtë fillim sezon të Zinedine Zidane.

Bëhet fjalë për Mauricio Pochettinon, i cili në dy ndeshjet kundër Real Madridit në tri javët e fundit triumfoi një herë dhe barazoi një herë tjetër, transmeton Express.

Afera Pochettino është në ballinën e Daily Mail këtë të premte. Gazeta më e shitur në Britani të Madhe e ka vënë Pochettinon si objektivin kryesor të “Los Blancos”. Sipas, Daily Mail, Zinedine Zidane nuk do të vazhdojë me Real Madridin nga sezoni i ardhshëm.

Mail argumenton se çelësi janë marrëdhënia e mirë dhe respekti i ndërsjellë mes Pochettino dhe Florentino Perez. Besohet se ardhja e argjentinasit në krye të Realit hap rrugë edhe për mbërritjen në “Bernabeu” të dy yjeve të Tottenham, Dele Ali dhe Harry Kane. /Express/

Exit mobile version