Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla, ka zbuluar për gazetën spanjolle “Marca” se për pak sa nuk i ishte amputuar këmba për shkak të lëndimit të tmerrshëm, i cili është duke e mbajtur jashtë fushave të blerta që nga viti 2016.
Thembra e akilit është problemi me të cilin përballet spanjolli, nga i cili ai ka vuajtur dy herë të ndryshme.
Cazorla është operuar tetë herë që prej lëndimit të parë në thembër, dhe madje i është dashur të rikuperohet duke e mbuluar lëndimin e tmerrshëm me lëkurë të marrë nga dora e tij.
Cazorla ka thënë për Marca: “Doktori më tha se nëse do të jem në gjendje të eci në kopsht më fëmijën tim, duhet të jem falënderues”.
“Problemi ishte se lëndimi nuk shërohej dhe varra rihapej dhe infektohej”, ka treguar ai.
/Express/