Adelajda Xhamani u bë e njohur për publikun dhe dalja e saj e parë në ekran ishte në moshën 22 vjeçare.
Adela u prezantua si një vajzë e thjeshtë, e çiltër dhe adhurimi saj më i madh ishte letërsia. Kur u bë pjesë e Big Brother ajo ishte mësuese letërsie në një fshat afër Kavajës, qytetit të saj të lindjes.
Gjithmonë u shfaq entuziaste dhe me një pasion të madh për artin. Në atë kohë mënyra më e mirë për të mbushur ditën e saj ishte leximi i librave. Një vajzë familjare që kishte pranë njerëzit më të dashur, prindërit, motrat dhe vëllain e saj të vogël.
Për tu bërë pjesë e edicionit më të ndjekur të kohës Adelajda pohonte se nuk kishte pasur mbështetjen e askujt.
Qëllimi i saj për tu bërë pjesë e Big Brother ishte të thyente mentalitetin që ekzistonte në qytetin e saj të vogël. Adelajda nuk e humbi asnjëherë vendosmërinë për t’ia dalë mbanë.
Pavarësisht famës dhe ndryshimit të madh që morri jeta e saj pas atij edicioni, Adelajda nuk humbi asgjë nga thjeshtësia dhe butësia e vajzës që iu prezantua për herë të parë publikut shqiptar.
Humbja e saj e beftë ka tronditur të afër, kolegë dhe dashamirës të saj.
/Gazeta Express/

