Dy mjekë kirurgë, të Spitalit Amerikan, ortopedë dhe maksilofacioal, kanë qenë pjesë e panelit të të ftuarve mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë”.
Gjatë intervistës, drejtuesi Arjan Çani, pyeti njërin prej mjekëve nëse kishte kryer një ndërhyrje në nofull, tek një ministër aktual i qeverisë Rama.
“Po, e kam kryer këtë ndërhyrje, por nuk dua ta bëj publik emrin e këtij ministri”, u shpreh mjeku.
“Tpz.al” mëson se është Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ai i cili ka bërë një ndërhyrje në nofull. Pak kohë më parë, në muajin korrik, Ahmetaj pësoi një aksident të rëndë në rrugën Tabanocë – Kumanovë, me një automjet tip “Range Rover”.
Makina u rrokullis disa herë, por fatmirësisht Ministri i Financave Ahmetaj pësoi vetëm lëndime. Përveç ndërhyrjes në nofullë, Ahmetaj i është nënshtruar disa operacioneve të tjera, ndërsa tani duket se shëndeti i tij është i përmirësuar.