Marco Alonso, mbrojtësi i Chelsea, gjatë një interviste për ‘Marca’ në Londër ka folur rreth shumë gjërave në karrierën e tij.
26 vjeçari që është bërë protagonist në Premierligë duke ndihmuar Chelsean në arritjen e titullit kampion, në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Real Madridit.
Në fakt, Real Madrid ka qenë skuadra ku është zhvilluar si lojtar Alonso, duke regjistruar 39 paraqitje për ekipin e të rinjve dhe vetëm një për ekipin e parë në vitin 2010.
Derisa ka kujtuar këtë kohë, Alonso Real Madridin e quan si shtëpinë e tij, por nuk është penduar për largimin.
“Real Madrid ishte shtëpia ime, por s’jam penduar për largimin”, ka deklaruar Alonso.
Ai tutje kujton kohën deri në arritjen te skuadra e parë, paraqitjen për të cilën e cilëson një ëndërr të realizuar.