Showbiz

Soni Malaj tejet atraktive në festën e ditëlindjes

By FIRST CHANNEL

October 24, 2017

Këngëtarja nga Shqipëria, Soni Malaj dje festoi ditëlindjen e 36, meqë rast pranoi urime të shumta në adresë të tij.

Edhe pse mbushi 36 vite jetë, Soni ende vazhdon që në fizik të duket si një 25 vjeçare me një fizik për lajkmi, shkruan lajmi.net.

E kishte ditëlindjen, por Soni e filloi ditën më ndryshe sesa e mendonin të tjerët, ajo nisi me ushtrime në palestër për të vazhduar në mbrëmje me festë.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të zi të shkurtër me të cilin u shfaq tejet atraktive, duke treguar rezultatet nga palestra, në njërën prej fotografive që e shpërndau në rrjete sociale ajo përveç urimeve pranoi edhe shumë komplimente nga ana e ndjekësve të saj.

Në fund të muajit qershor, Soni ka publikuar këngën ‘Loca’ e cila u prit mirë nga fansat e muzikës së saj dhe grumbulloi mbi 1 milionë klikime.