Kjo është një video shokuese e filmuar në Indonezi, ku disa banorë kanë hapur barkun e një pitoni 7 metra të gjatë dhe brenda tij kanë gjetur trupin e një 25-vjeçari.
25-vjeçari Akbar Salubiro ishte shpallur i zhdukur prej ditësh nga familjarët e tij dhe megjithëse e kërkonin nuk kishte asnjë shenjë të tij.
Një ditë banorët kishin parë këtë piton 7 metra të gjatë që rrotullohej rreth shtëpisë të të zhdukurit dhe dyshuan se mund të ishte ai që e kishte ngrënë të riun.
Fatkeqësisht kështu rezultoi.
Me një thikë 40 cm të gjatë, këta banorë e çanë barkun e pitonit rreth dy metra dhe nga atje të tmerruar nxorrën trupin.
Videoja është publikuar nga Daily Mail dhe pamjet janë të rënda kështu që bëni kujdes nëse nuk jeni +18. Ndiqni ate ne linkun ne vijim: