Lajme

Selim Pacolli Dënohet me 5 Mijë e 100 Euro

By FIRST CHANNEL

October 19, 2017

Kandidati nga AKR për Prishtinën, Selim Pacolli, është dënuar për të dytën herë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkelje gjatë fushatës zgjedhore.

Vendimi i PZAP-së është marrë pas ankesës së BIRN dhe Internews Kosova në të cilën pretendohej se Pacolli shkeli Kodin Zgjedhor gjatë emetimit të një reklame në rrjetet sociale, ku partia e tij shihej duke vendosur pllakate në hapësirat publike të kryeqytetit.

Vendimi ndaj Pacollit është dënimi i dytë për këtë kandidatë gjatë kësaj fushate zgjedhore.

Dy ditë më parë pas ankesës së BIRN dhe Internews Kosova, Pacolli ishte dënuar me 3 mijë euro për shkelje të normave zgjedhore gjatë fushatës.