Fun

Pse meshkujt tullacë preferohen më shumë nga femrat? 5 arsyet interesante!

By FIRST CHANNEL

October 19, 2017

Preferencat ndaj meshkujve janë të ndryshme, por në këtë artikull, do japim disa arsye pse meshkujt pa flokë janë më tërheqës se meshkujt që kanë flokë.

Rënia e flokëve për shumicën e meshkujve edhe në moshë të re, është stresuese, por tashmë nuk duhet ta vrisni mendjen pasi prefererohen më shumë nga femrat. Ja disa arsye pse ndodh kjo gjë, sipas ekspertëve:

1. Edhe pse kohët ndryshojnë sërish janë në trend Gjithmonë do ketë meshkuj që do mbeten pa flokë me kalimin e viteve, prandaj syri i njerëzve është mësuar me to. Edhe pse ka metoda të ndryshme për t’i mbjellë flokët, sërish pamja e tyre pa flokë nuk do dukej keq te të tjerët.

2. Nuk të bezdisen për pamjen e tyre të jashtme Këta meshkujt janë shumë praktikë dhe nuk e vrasin mendjen si duken, në krahasim me ata meshkuj që kanë flokë dhe merren shumë me rregullimin e flokëve. Meshkujt pa flokë, duken bukur edhe pa qëndruar para pasqyrës.

3. Janë të mirë në shtrat Shkencërisht është vërtetuar se meshkujt tullacë e kanë të lartë nivelin e testosteronit në krahasim me meshkujt me flokë. Si pasojë, janë më të mirë në seks dhe dëshirën e kanë më të madhe për marrëdhënie seksuale.

4. Përgjithësisht kanë dhëmbë të mirë Fakti që nuk kanë flokë, dhëmbët e mirë janë më të dallueshëm te këta meshkuj. Prandaj, edhe pse nuk kanë flokë janë tërheqës.

5. Nuk do shqetësoheni nga flokët e rëna në shtëpi Pasi bëjnë dush këta meshkuj nuk shqetësojnë askënd me flokët e tyre nëpër shtëpi. Nëse do shikoni flokë, me siguri do jenë të femrës.