Gjithmonë e drejtpërdrejtë dhe pa komplekse.
Ish banorja e Big Brother dhe tashmë pjesë e spektaklit ‘Dance with me’, Xhensila Pere ka treguar ‘pa dorashka’ se çfarë mendon për meshkujt e kastit.
I ka dalë nami për lidhjet e hapura dhe se gjithçka që bën nuk e fsheh nga sytë e publikut. Pasi u përfol se kreu marrëdhënie seksuale në ‘Big’ me ish të dashurin e saj gjithçka mund të pritet nga Xhensila.
Djemtë nuk janë ata që do të donte .
“E di që më ka dalë nami se më shkojnë dashuritë e hapura, po nga ta nis unë këtu? Ja ta nis nga Benardi, goxha çun është, po ke ardhur me gruan vëlla, s’kam ca të bëj”, – tha Xhensila duke shtuar se aq shumë fansa sa kanë Xheni dhe Benardi, nëse do të guxonte, do të përfundonte në Gjykatën e Hagës.
“Albi është i bukuri i dheut, por është në gjumë se lodhet. Ndërsa në Instagram, nxjerr vetëm ëmbëlsira. Po me kë i ha ato ëmbëlsira o Albi?”
Ndërsa për Meritonin, Xhensila thotë se përfundimisht, ai nuk e meriton. Po Iljardi? “Iljardi, më fal, po vetëm veglës di t’i bjerë”, – tha ajo duke hequr dorë përfundimisht edhe nga ai.
Nga kasti u ngrit aktori i njohur Mehdi Malkaj: “Po ne pse na kalove?”, – iu kthye ai Xhensilës, e cila, pa e zgjatur ia kthen: “Për ju kam shumë respekt, por je i paarritshëm për mua.”
Xhensila ka pohuar se ka hequr dorë nga lidhjet dhe se peër momentinnë jetën e saj nuk ka dikë që ti ketë rrëmbyer zemrën. Pas ndarjes nga Fatjoni i Big Brother, Xhensilën e kemi parë vetëm të angazhuar me punë e projekte të ndryshme.
