Ky aksident kishte ndodhur më shtatë tetor Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur dje në QKUK si pasojë e një aksident trafiku i cili kishte ndodhur më 7 të këtij muaji në Podujevë.
“Në lidhje me rastin raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ishte duke u trajtuar në QKUK, i njëjti me 15.10.2017 ka ndërruar jetë”, njofton policia. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
