Osmani godet PDK’në: Edhe pse Thaçi po përzihet në fushatën tuaj, rënia juaj është…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se me përfshirjen e tij në fushatën zgjedhore, Presidenti Hashim Thaçi nuk mund ta shpëtojë PDK-në nga rënia e pashmangshme.

“LDK ka përcjellë me shqetësim të jashtëzakonshëm përfshirjen e Presidentit të Republikës në fushatën zgjedhore. Vizitat e tij në Vushtrri dhe Klinë, si dhe takimet publike me kandidatët e PDK-së, dëshmojnë qartazi mbi paaftësinë e Presidentit për të ushtruar rolin e tij Kushtetues”, ka thënë Osmani.

“Një anim i tillë, dëshmon dy gjëra; se Presidenti i Republikës vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me interesa partiake të PDK-së; dhe se PDK është në krizë të thellë elektorale – pra është në panik”.

Ajo ka thënë se në këtë panik e krizë, e PDK ka mobilizuar të gjitha resurset politike që i ka, përfshirë dhe Presidencën.

“LDK është e bindur se krizën e PDK-së, s’mund ta ndalojë as Presidenti i vendit, se rënia e PDK-së në këto zgjedhje është e pashmangshme. Ne e ftojmë Presidentin të përmbahet nga animet partiake, të ushtroj rolin e tij Kushtetues, e të lejojë një garë të drejtë e demokratike në Kosovë pavarësisht konsekuencave politike që këto zgjedhje do të bien mbi partinë e tij”.

Temat
LajmeVend

Të afërta