Tronditëse! Aktorja e lyer me gjak qan për ‘beben’ e vrarë

Aktorja e njohur publikon videon tronditëse ku shfaqet e lyer me gjak teksa qan për ‘beben’ e saj që është ndarë nga jeta.

Yadhira Carrillo një nga aktoret meksikane ka alarmuar të gjithë me videon e saj ku duket në gjendje të mjerueshme. Aktorja e njohur e telenovelës ‘Fjalë gruaje’ është ndarë nga qenushi i saj.

Teksa qan ajo konfirmon se qeni i saj është shtypur me makinë nga dikush i papërgjegjshëm.

Në video ajo e ka cilësiuar këtë si një nga momentet më të trishta të jetës së saj.

‘Dua t’iu them njerëzve të kenë shumë kujdes me kafshët e tyre të dashura, sepse mund t’i humbasin. Kujdes kur i jepni makinës. Dikush sapo i morri jetën ‘bebes time’ që ishte në gjendje perfekte. Personi që kreu krimin po fliste në telefon teksa ngiste makinën. Ju lutem kujdesni kur dilni në rrugë dhe kur i jepni makinave sepse asgjë nuk mund të na kthejë pas fëmijët tanë, qëniet që më shumë duam.’ Ka përfunduar videon aktorja teksa nuk përmban dot trishtimin.

Prej disa vitesh ajo ka hequr dorë nga aktrimi për tiu përkushtuar familjes./Gazeta Express/

https://web.facebook.com/CeaTelevisa/videos/10155123314187169/

Temat
Showbiz

Të afërta