Cima ‘tradhton’ LDK’në dhe dhëndrin e tij, mbështetë Ramiz Lladrovcin në Drenas

Humoristi Cima, babai i këngëtares Adelina Thaçi, ‘tradhtoi’ dhëndrin e tij Bardhyl Metën, i cili është pjesë e LDK’së, kur mbështeti për kryetar të komunës së Drenasit një kandidat që nuk i përket partisë së Isa Mustafës.

Aktori i njohur i humorit Rasim Thaçi-Cima është parë në Drenas në shoqërinë e kandidatit të PDK’së për kryetar të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka treguar se mëngjesin e sotëm ka takuar humoristin Rasim Thaçi-Cimën. Ky i fundit duket se e ka ‘tradhtuar’ dhëndrin e tij Bardhyl Metën, anëtar i LDK’së, ish-deputet i kësaj partie.

Meta është i martuar me të bijën e Cimës, këngëtaren Adelina Thaçi.

“Për kafe të mëngjesit, në Drenas, me Rasim Thaçin-Cimën. Falemiderit o Cimë. Disa pretendent këtu, janë aq serioz për me u ba kinse kryetar sa e kanë teprue edhe me humor!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ndërkohë po sot Lladrovci u takua me banorë të fshatit Llapushnik, fshat prej nga vjen Cima.

Temat
Showbiz

Të afërta