Bes Kallaku tregon surprizën, gati të rivalizojë Ermalin me një program të vetin

I ftuar në emisionin ‘Xing’ Bes Kallaku ka treguar arsyen e vërtetë nga “Portokallia”.

Besi u shpreh se largimi i tij nga programi që e bëri të njohur nuk ka të bëjë me asnjë lloj konflikti me drejtuesit apo aktorët.

Besi zbuloi se së shpejti do ta shohim me një emision të tijin.

“Unë tani dua të krijoj diçka komplet timen”, tha Besi. I pyetur nëse emisioni i tij do të nisë në Klan, Besi u përgjigj:

“Unë kam kontakte gjithashtu edhe me drejtuesit e Top Channel. Para disa ditësh isha në kontakt me ta, por akoma nuk është vendosur. Deri në momentin që unë jam i gatshëm me projektin tim, do ta prezantoj dhe pastaj do shikojmë lëvizjen ku.

‘Dhe në fund të fundit çfarë ka Ermal Mamaqi më shumë se unë’ tha Besi.

Temat
Showbiz

Të afërta